AAK-ja i kërkon falje publike Isa Mustafës

23 janar 2019 | 15:07

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) përmes një komunikate për media i ka kërkuar falje ish-kryeministrit Isa Mustafa dhe LDK-së për gjuhën e përdorur nga deputeti Bekë Berisha, i cili e ka quajtur Isa Mustafën “xhenaze vertikale politike”.

“Besojmë se mënyra se si është shprehur deputeti Berisha ka qenë e paqëllimtë! Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e përcaktuar për një gjuhë të kujdesshme në diskursin publik”, është thënë në komunikatën e AAK-së.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-drejtori i Divizionit për Komunikacion në Policinë e Kosovës, Samedin…