Në zyrën e Presidentes: Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari, krah për krah!
Presidentja Justina Shiroka Pula ka vendosur në zyrën e saj, përkrah portretit të Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, edhe portretin e Komandantit Legjendar Adem Jashari.
Ky është një gjest me domethënie të veçantë simbolike dhe kombëtare. Dy figura madhore të historisë sonë, të vendosura krah për krah në hapësirën ku Presidentja ushtron detyrën e saj institucionale dhe nënshkruan ligjet e Republikës së Kosovës.
Ibrahim Rugova, arkitekti i pavarësisë dhe simboli i rezistencës paqësore, dhe Adem Jashari, simboli i qëndresës, sakrificës dhe luftës për liri, përfaqësojnë dy dimensione të rëndësishme të rrugëtimit historik të popullit të Kosovës.
Vendosja e portreteve të tyre në të njëjtën hapësirë është një kujtesë se liria dhe shtetësia e Kosovës janë rezultat i përpjekjeve, sakrificave dhe kontributit të shumë brezave.
Një gjest i tillë përcjell një mesazh të qartë: historia, sakrifica dhe vlerat kombëtare duhet të kenë vend të veçantë në institucionet e shtetit.
Sepse Kosova nuk duhet ta harrojë as vizionin e Ibrahim Rugovës, as sakrificën e Adem Jasharit. Ata janë pjesë e pandashme e historisë së saj!



