Shqipe Mehmeti Selimi: Dënimi i sotëm i Thaçit dhe të tjerëve, i papranueshëm
Bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti Selimi ka reaguar lidhur me aktgjykimin dënues të shpallur sot në Hagë ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se sot ndodhi edhe një përshkallëzim tjetër i padrejtësisë në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
“Ashtu siç ishte i padrejtë dënimi i H. Gucatit, N. Haradinajt, H. Shalës, S. Jonuzajt, I. Bahtjarit, P. Shalës dhe S. Mustafës, ashtu siç ishte e padrejtë edhe shpallja fajtorë e krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli, më 16 shtator të këtij viti, po ashtu edhe dënimi i sotëm i H. Thaçi, F. Fazliu, B. Smakaj dhe H. Kuqi është i padrejtë dhe i papranueshëm.”, ka shkruar ajo.
Mehneti Selimi ka thënë se duhet të vazhdojnë betejën për drejtësi.
“Ne presim dhe duhet të vazhdojmë të luftojmë për drejtësi edhe në fazat e tjera gjyqësore. Ndërkohë, i uroj Isni Kilajt dhe familjes së tij për shpalljen e pafajësisë dhe lirimin e tij.”, ka shkruar ajo.



