AAK-ja kërkon nga Kurti garanci që Asociacioni mos të ketë kompetenca ekzekutive

09 prill 2023 | 10:30

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) po kërkon nga kryeministri Albin Kurti garanci që Asociacioni i komunave me shumicë serbe mos të ketë kompetenca ekzekutive.

Në partinë opozitare të Ramush Haradinajt i mirëpresin kushtet e vendosura për Asociacionin, por thonë se janë më hezitues ndaj deklarimeve të pushtetit, andaj konsiderojnë se duhet të merren për bazë më shumë zotimet amerikane, ku potencohet se nuk do të lejojnë që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive dhe të krijohet një pushtet i tretë.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj thotë për KosovaPress se e kanë përkrahur marrëveshjen bazë me Serbinë, por shton se duhet kujdes në aneksin e zbatimit që gjithçka të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe të respektohet sovraniteti dhe integriteti i vendit.

“Po kërkojmë garanci që (Asociacioni) të mos ketë kompetenca ekzekutive, të mos ketë një pushtet të tretë në Kosovë dhe të respektohet Kushtetuta. Është një verdikt i Gjykatës Kushtetuese dhe këtë po e kërkojmë. Në parim ne si parti opozitare e kemi përkrahur planin franko-gjerman dhe gjithmonë kemi kërkuar që mos të ketë dialog teknik, por të kalohet në dialog politik dhe të trajtohen çështjet…”, ka thënë Kadrijaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
50 vjet më parë vdiq gjeniu i shekullit, Pablo Pikaso.…