AAK-ja kundër projektligjit për ndryshimin e ligjeve për agjencitë e pavarura

14 prill 2022 | 12:23

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk është duke i dhënë përkrahje Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive të pavarura.

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se nëse do të ketë ankesa për këtë projektligj, i gjithë procesi i racionalizimit do të kthehet në pikën zero.

Krahas kësaj, Tahiri ka kërkuar nga ministri Sveçla të tregojë se ku ka mbetur Ligji për pagat.

“Ne kemi në një situatë goxha të vështirë të Kuvendit sepse vala e racionalizimit është shumë e nevojshme dhe në procesin e reformimit padyshim do ta kesh mbështetjen e AAK-së. Si komision kemi diskutuar shumë hapur edhe në kontekstin e racionalizimit dhe a po implikohet ky racionalizim. Kemi ardhur në përfundim që shumica e agjencive nuk preken në substancën e ofrimit të shërbimit. Është mirë që ky ligj shumë pak i prek disa agjenci. Ne jemi në një situatë, fatkeqësisht kemi opinion të zyrës ligjore që na thotë se nuk mundeni me një ligj të vetëm me riorganizuar katër ligje tjera. Me këtë ligj nëse ka me pas ankimim krejt procesi i racionalizimit ka me u kthyer në pikën zero”, ka thënë Tahiri, teksa ka kërkuar nga ministri Sveçla se ku ka mbetur Ligji për pagat dhe amendamentimi i Ligjit për zyrtarët publikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të…