Selmanaj: Sveçla po tenton ta rregullojë statusin e agjencive të pavarura

14 prill 2022 | 12:16

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive të pavarura nuk është duke u përkrahur as nga deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Deputeti i kësaj partie, Driton Selmanaj, ka thënë se me ndryshimin e këtij ligji është duke u synuar që pushteti t’i ketë nën kontroll të gjitha agjencitë e pavarura.

“Edhe grupi i LDK-së e ka shqyrtuar projektligjin që ka të bëjë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive të pavarura. Kjo praktike e tillë e ligjit për LDK-në është e papranueshme. Me një ligj janë ndërruar më shumë se 20 ligje. Kjo është praktikë e mbrapsht. Ministri (Xhelal Sveçla) që merret me administratë publike tani merret si ta rregullojë statusin e agjencive. Kjo ministri shkon e prek edhe kategorinë e policisë që është kategori kushtetuese”.

“Ja ndërron formën e llogaridhënies. Kuvendi do të duhej që të vazhdojë më tutje llogaridhënien ta ketë në mbikëqyrje. Kjo praktikë jo që është e mbrapshtë, por nuk ka kuptim. Të gjithë jemi të kujdesshëm për të racionalizuar agjenci të pavarur. Kemi agjenci që janë të tepërta edhe për nga numri. Nuk i jep të drejtë një ministri që institucionet të rregullohen dhe statusi i tyre të ndryshohet”, ka thënë Selmanaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Java e 27-të e Art Motion Superligës së Kosovës në…