AAK-ja, ministrave të Qeverisë Kurti: Nuk jeni prokurorë, do të përgjigjeni për propagandën tuaj

01 shtator 2021 | 17:17

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lulëzim Blaka, ka deklaruar se ministrat e Albin Kurtit po e luajnë rolin e prokurorëve me zhurmë e propaganda në publik, në tentim të persekutimit të opozitës.

Blaka në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se: “Çka është puna e këtyre ministrave të Albinit? A janë prokurorë apo çka është puna e tyre?”.

Çka është puna e këtyre ministrave të Albinit?  A janë prokurorë apo çka është puna e tyre?  Sikur ata të jenë ministra hakikat, nuk bëjnë zhurmë e propagandë në publik, por i dërgojnë pretendimet e dyshimet, nëse i kanë, në Prokurori.  Pse kanë nevojë këta mashtrues të merren me çështje të cilat janë prerogativë ekskluzive e organit të akuzës?  Apo veç kujtojnë se me shpifje e me gënjeshtra publike kanë arritur qëllimin?  Jo, kjo nuk do të kalojë dhe do të përgjigjen një për një për krejt rrenat publike! Nuk mund ta tërhiqni vëmendjen e opinionit për dështimet e juaja me asnjë rrenë, sado e madhe qoftë ajo!”, ka shkruar Blaka.

Ministri Murati dorëzon kallëzim penal për shpronësimet e segmentit Kijevë -Zahaq

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nëpërmjet një konference për medie…