AAK-ja nuk kandidon për zgjedhjet në veri

17 prill 2019 | 20:12

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK), nuk do të ketë kandidatura për zgjedhjet që do të mbahen në Veri të vendit.

Kjo u bë me dije në një njoftim të AAK-së në rrjetin social “Facebook”.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë e përkushtuar që procesi i zgjedhjeve për kryetarët e katër komunave: Mitrovicë Veriore, Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan, të jetë konform standardit të normave demokratike dhe në përputhje me rregullat e përcaktuara me ligj për zgjedhje të lira e të ndershme”.

“Pas konsultimeve të zhvilluara me udhëheqjet e Degëve tona në këto komuna, AAK ka marrë vendim që të mos ketë kandidatura në këto zgjedhje dhe votuesit e saj, do të jenë krejtësisht të lirë të mbështesin kandidatë më të mirë, pavarësisht përkatësisë së tyre politike e partiake”, thuhet në postimin e AAK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 10 Prill 2019, u bënë 10 vite që nga koha…