Presidentja Shiroka-Pula pranoi letër urimi nga presidentja e Bullgarisë

13 nëntor 2026 | 16:35

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidentja e Republikës së Bullgarisë, Iliana Iotova, me rastin e marrjes së detyrës.

Në letrën e saj, presidentja lotova shpreh urimet dhe përgëzimet më të sinqerta, duke vlerësuar vizionin e presidentes Shiroka-Pula për të ardhmen e rajonit dhe vlerat e përbashkëta evropiane, të cilat, sipas saj, përforcojnë zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve.

Presidentja lotova ka potencuar rëndësinë e thellimit të dialogut dhe bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, si dhe ka konfirmuar se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë konsolidimin e Kosovës, si shtet plotësisht të integruar në institucionet ndërkombëtare dhe rajonale, me perspektivë të qartë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një debat i ashpër është zhvilluar mes deputetit të LDK-së,…