AAK-ja raporton për incidente zgjedhore në Junik

14 nëntor 2021 | 13:35

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka njoftuar se është informuar për disa incidente që sipas tyre kanë ndodhur në Komunën e Junikut.

“Fatkeqësisht, duhet t’ u informojmë për disa incidente, në Junik është regjistruar një person nga LDK-ja i cili është munduar dhe ka ndikuar në procesin e votimit. Një info tjetër një ish-kandidat i Vetëvendosjes i cili e ka sulmuar një komisionar të AAK, dhe kandidati për kryetar të komunës nga LDK në Junik është ndaluar nga policia sepse në qendër te votimit e ka kërcënuar drejtoreshën e shkollës përkatësisht menaxheren e qendrës së votimit”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Besnik Tahirin në një konferencë për media.

Tahiri ka thënë se dalja e qytetarëve në votime deri në këtë kohë është më e vogël krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Ai ka ftuar qytetarët që të dalin të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dënuari me shtatë vjet burg në rastin “Bllaca”, Driton…