Abazaj shënon edhe dy gola për Wolfsburgun

01 maj 2018 | 16:00

Futbollisti Arbnor Abazaj ka vazhduar me formë të mirë në fanellën e skuadrës gjermane, VFL Wolfsburg II.

Abazaj në javën e kaluar kishte shënuar golin e vetëm në ndeshjen ndaj Lubeckut (0-1), kurse tash shënoi dy gola në fitoren e thellë ndaj JFV Hanse Lubeck (6-3).

Djaloshi nga Mitrovica e shënoi golin e tretë dhe të gjashtin për skuadrën e tij. Abazaj më parë ka luajtur edhe në ekipin Holstein Kiel U15, duke qenë njëri ndër katër sulmuesit më të mirë në Gjermani për atë grupmoshë.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë një interviste të gjatë, numri 10 i Argjentinës, Lionel…