Abazi: Për kundërshtimin e asociacionit kanë vdekur njerëz, është derdhur gjak. Kurti ka ecë mbi atë gjak!

27 tetor 2023 | 13:48

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurtin për gatishmërinë e tij për të nënshkruar marrëveshjen ku përfshihet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Abazi ka thënë se Kurti duhet të paraqitet në Kuvend për të sqaruar se çfarë ka ndodhur në Bruksel.

“Zoti Kurti duhet të vije këtu jo për të na sqaruar vetëm neve se çka ka ndodhë, por njerëzve të cilët iu ka dhënë besën se ‘Zajednica’, as me kompetenca ekzekutive as jo ekzekutive, nuk do të vjen në shprehje kurrë në Kosovë”.

“Ky parlament, në mos me gaz lotsjellës, do të ballafaqohet me reagim të madh, jo për faktin që është pranuar Asociacioni, por për faktin që kundër këtij Asociacioni kanë vdekur njerëz, është derdhë gjak, Kurti ka ecë mbi atë gjak, kundër këtij Asociacioni është bërë kryeministër, ka ardhur në pushtet.  E në momentin që i rrezikohet pozicioni i tij, vjen në Prishtinë me konferenca për media, vjell vrer ndaj partnerëve evropianë. Kjo është punë palaço, vetëm një palaço mund të bëj kështu ndaj elektoratit të tij”, ka thënë Abazi në Kuvendin e Kosovës.

Abazi ka thënë se një nga pyetjet kryesore pas 24 shtatorit, mbetet ajo se kush ka dhënë urdhër që të lirohen terroristët në Banjskë.

“Kush i ka lëshuar terroristët e rrethuar në Banjskë? Kush ka marrë vendim që pas vrasjes së rreshterit Afrim Bunjaku, këta terroristë të lihen të lirë të shkojnë në Serbi, pa asnjë konsekuencë në Kosovë?”, ka pyetur Abazi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Enver Hasani Marrëveshja De Gaspari - Gruber ka qenë…