Abazi për rastin në Pejë: Janë pamje çmendurie, ato që qeshnin janë po aq fajtore

02 nëntor 2022 | 15:42

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka reaguar rreth rastit të tmerrshëm që ka ndodhur në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, ku disa infermiere kanë rrahur një grua të moshuar.

Abazi, pamjet e shpërndara përmes një video ku shihen infermieret duke goditur të moshuarën, ka thënë se janë pamje të një çmendurie.

Ai ka shtuar se, shoqëria jonë duhet të adresojë këtë fenomen të dhunës edhe në aspektin e shëndetit mendor por edhe nëpërmjet ligjit.

“Dhuna duhet dënuar dhe adresuar seriozisht. Pamjet e rrahjes së nënës së moshuar në shtëpinë e të moshuarve  në Pejë, janë pamje të një çmendurie, dhe ato që shikonin e qeshnin me këtë akt çmendurie janë po aq fajtore. Shoqëria jonë duhet të adresoj këtë fenomen të dhunës edhe në aspektin e shëndetit mendorë por edhe nëpërmjet ligjit”, ka shkruar Abazi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Liberalizmin e vizave” për qytetarët e Kosovës nuk po e…