Abbott: Urime Bajrami, e rëndësishme që të ruhemi në këtë kohë të pandemisë

31 korrik 2020 | 12:28

Ambasadori i Britanisë  së  Madhe në Prishtinë, Nicholas Abbott iu ka uruar gjithë besimtarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit.

Në  profilin e tij në  “Facebook”, ai ka shkruar se është e rëndësishme që të gjithë të ruhemi në këtë kohë të pandemisë.

“Dëshiroj t’u uroj të gjithë atyre që e festojnë, në Kosovë dhe më larg, gëzuar Kurban Bajramin. Këtë vit, kjo festë e shenjtë po shënohet në rrethana shumë të ndryshme, dhe është e rëndësishme që të gjithë të ruhemi në këtë kohë të pandemisë. Ju uroj të gjithëve paqe, begati dhe shëndet të mirë”, ka shkruar ai.

(M.K / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa zona të Britanisë së Madhe po raportojnë numra në…