Abdixhiku bisedoi me përfaqësues të lartë të BE-së për zhvillimet në Kosovë

13 prill 2021 | 21:16

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku bashkë me nënkryetaren Shqipe Mjekiqi-Sadiku, kanë zhvilluar një takim miqësor me përfaqësues të lartë të BE-së, Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, zëvendëskryetarin e Grupit të PPE-së për Zgjerim, Ballkanin Perëndimor dhe Fqinjësi Jugore në Parlamentin Evropian, Andrey Kovatchev, dhe një numër eurodeputetësh e raportuesish nga Parlamenti Evropian.

Sipas një njoftimi të LDK-së, përfaqësuesit e BE-së vlerësuan lart pjesëmarrjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës në procesin e votimit dhe përgëzuan kryetarin Abdixhiku për rolin konstruktiv që LDK-ja ka luajtur duke i hapur rrugë zgjedhjes së presidentes.

“Po ashtu, njoftuan kryetarin Abdixhiku që BE-ja është duke finalizuar përpjekjet që, përveç kanalit COVAX, shumë shpejt të sigurojë vaksina shtesë për Kosovën dhe vendet tjera të rajonit”.

“Kryetari Abdixhiku falënderoi përfaqësuesit e BE-së për mbështetjen që ka dhënë BE për Kosovën duke theksuar nevojën për liberalizimin e vizave për qytetarët e vendit dhe një përshpejtim të procesit të integrimit”, ka njoftuar LDK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përmes një…