Abdixhiku: Çdo vonesë në liberalizimin e vizave është padrejtësi e rëndë

23 qershor 2022 | 22:33

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është e drejtë bazike njerëzore sot.

“Kosova ka të përmbushura kriteret e përcaktuara tashmë. Çdo vonesë në këtë drejtim është padrejtësi; padrejtësi e rëndë madje”.

“Mosliberalizimi i vizave është lajm hidhërimi që vendi ynë nuk e meriton dot. Përpjekja për liri të lëvizjes për qytetarët tanë, duhet të jetë angazhim i përbashkët i secilit patriot që synon ankorimin e Kosovës në bashkësinë e kombeve të lira, demokratike e prosperuese, në familjen euroatlantike. LDK, këtë rol do ta ushtrojë. Prandaj një muaj më parë, së bashku me eurodeputetë e delegatë të EPP, nxorrëm një rezolutë që kërkonte mu këtë. Do të bëjmë rolin tonë mbështetës kudo që mundemi, sa herë që mundemi”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se tani është radha e vendeve të BE-së t’i japin Ballkanit Perëndimor vizion të qartë e të guximshëm, e Kosovës, minimalisht liberalizim vizash.

“Çdo përfundim ndryshe nga ky Samit, është inkurajim i forcave destabilizuese në Ballkan”, ka shkruar lideri i LDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara po i ndalojnë të gjitha produktet e…