Abdixhiku: Ka entuziazëm të jashtëzakonshëm për ofertën e LDK-së

01 qershor 2026 | 22:35

Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se po vërehet një entuziazëm i jashtëzakonshëm si brenda partisë, ashtu edhe te qytetarët gjatë fushatës zgjedhore.

Ai tha se angazhimi në këto zgjedhje është më i madh krahasuar me dy proceset e fundit zgjedhore, pavarësisht kohës së kufizuar në dispozicion.

“Është angazhim që tani krahasuar me dy palë zgjedhjet e fundit se kjo duhet të jetë baza jonë krahasimore është shumë më i angazhuar dhe më i ngjeshur, për shkak të kohës se ngushtuar, por po e vërejmë se për dallim prej pritjeve të para se mund të ketë një lodhje jo vetëm të strukturave por edhe qytetarëve për të qenë pjesë e tubimeve, angazhimeve tona komunikimeve drejtpërdrejta, ka një entuziazëm të jashtëzakonshëm dhe kjo është ana pozitive dhe befasuese që e kemi parë”, ka thënë Abdixhiku në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur lidhur me…