Abdixhiku: Kurti të kërkoj falje që lartësoi kriminelin Ivanoviq dhe ta shkarkoj ambasadori Berishaj

19 janar 2023 | 11:42

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se në veriun e Kosovës pati për dy muaj radhazi tensione të vazhdueshme, e sulme ndaj policisë.

Ai ka thënë se gjendja në veri as sot nuk është normale.

“Në emër të sovraniteti Kosova s’ka pasur kurrë më pak sovranitet e ligjshmëri që ka sot. Ka tre muaj që s’kemi polici të rregullt, e as prokurorë, gjyqtarë, e as pushtet komunash e as zgjedhje të lira e demokratike për të zgjedhur këtë pushtet lokal. A është ky sovraniteti i një shteti brenda një territori të vetëm? Përveç se ruan në arrest shtëpiak një të dyshuar për terrorizëm, e arritën të normalizojnë çështjen e barrikadave, e dështuan të mbajnë zgjedhje demokratike në territorin e  Kosovës. Gjendja e sotme në veri është dorëzim i interesave të Kosovës para dialogut dhe para Serbisë. Kemi rënë në gracë të tyre dhe qeveria jonë as që është në dijeni”, ka thënë Abdixhiku.

Më tutje, ai ka thënë se ata që thonë se njohja e Kosovës nuk është në marrëveshje finale dhe ky është dorëzim.

“Kosova nuk duhet të ketë marrëveshje bazë, apo marrëveshje pa njohje brenda saj. Ky është momentumi ynë, i duhet njohja Kosovës i duhet marrëveshja përfundimtare me Serbinë”, ka thënë Abdixhiku.

I pari i LDK-së, ka folur edhe në lidhje me raportimet për keqpërdorime të ambasadorit të Kosovës, Martin Berishaj.

“E në mesin e shumë ngjarjeve të tjera përpos veriut dhe dialogut, s’kam se si të mos përmend dy skandale të mëdha. I pari ka të bëjë me një ambasador të Kosovës në Kroaci dhe gjithë amnistinë blanko të të parëve tanë. Ky ambasador duket se është i lidhur jo vetëm politikisht por edhe sipas raportimeve të bëra publike janë tërhequr nga ai 1.4 milion euro para të gatshme cash në Prishtinë. E këto mjete janë mbajtur fshehtë, prandaj ambasadori ka dy kallëzime penale sot, një për shpërlaje parash dhe një për mos-deklarim të pasurisë”, ka thënë ai.

Abdixhiku ka kritikuar Kurtin po ashtu për deklarimin që pati në lidhje me ish-politikanin serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq, e ku ngriti lartë figurën e tij përmes një video-incizimi të publikuar në “Facebook”.

“Ivanoviq nga ky pushtet cilësohet si njëri e emër që ka kontribuar në një Kosovë shumë etnike. Ivanoviq që pushteti dhe Kurti e cilëson si kontribuues ka qenë i dënuar me 9 vite burgim për vrasjen e 31 civilëve shqiptarë. 31 civilë shqiptarë nga njeriu multietnik i Albin Kurtit. E kur i dëgjojë deputetë e komentatorët e pushtetit që këtë e cilësojnë si taktik politike, është turp e mostrum politik që s’guxojmë të lejojmë të ndodhë në Kosovë. Derisa shikojmë këto skandale kam një pyetje për qytetarët. A është ky ndryshimi që kërkuam? Pra që njerëzit e korruptuar të amnistohen. Sot kam dy kërkesa: Shkarkim për të parin dhe të mbajturit përgjegjës për të lidhurit me të dhe kërkim falje për lartësimin e një krimineli lufte nga kryeministri i Kosovës. Kosova mundet më mirë dhe mundet më shumë”, ka thënë Abdixhiku

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stefano Pioli e ka pranuar se Milani nuk bëri mjaftueshëm…