Abdixhiku: Më turpëron fakti që një parti si LDK-ja ka mbetur me 12%
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka quajtur turpërues faktin se partia e tij ka pësuar rënie të theksuar në zgjedhjet e fundit qendrore.
Në “Debat Plus”, ai ka thënë se, i vjen turp kur e sheh se LDK-ja ka mbetur me tri rende të ulëseve në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka theksuar se është duke punuar që LDK-në ta kthej në numrat që i ka pasur në kohën e ish-presidentit Ibrahim Rugova.
“Çfarë mua më turpëron është fakti që një parti si LDK, mbetet në numra rreth 12%, kjo për mua është turp, për mu turp është kur të shkoj në seancë dhe e shoh që LDK-ja ka mbetur në tri rende. Këtë mundohem ta ndryshojë dhe për këtë po angazhohem që partinë e Ibrahim Rugovës ta kthej në këtë moment historik”, ka thënë ai.
Në kundërpërgjigje ndaj, ish-kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, i cili kishte thënë se në LDK ka njerëz që turpërohen nga e kaluara e kësaj partie, Abdixhiku, ka thënë se kjo nuk qëndron.



