Abdixhiku: Një ministër i Financave si Murati duhet t’i marrë letrat e të shkojë në shtëpi

20 tetor 2022 | 13:24

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (PDK), Lumir Abdixhiku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati, për qasjen e tyre ndaj inflacionit, duke thënë se nuk ia kanë haberin kësaj çështje.

Këto kritika ai i bërë nga foltorja e Kuvendit në seancën ku po diskutohet Projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore.

“Ka kohë që provojë të kuptojë se si i marrin vendimet këta. Dhe sot i pashë kështu dy raste nga ulësja. Doli e para ministrja e Ekonomisë dhe tha se çmimi i prodhimit të peletit është 188 euro e po shitet me fitim 500 euro, 700 euro në treg e kryeministri e rrotullonte kokën me mosbesim. Doli ministri i Financave thotë një produkt që vjen në kufi me 1 euro e 20 centë e shitet me 2 euro e 20 centë i bën 1 euro fitim – dhe ky (kryeministri) prapë e rrotullonte kokën. Çfarë po ndodhka këtu? Pra, nuk e kupton ministri i Financave, e aq më pak kryeministri i tij, që në momentin e parë që ai produkt futet në doganë qysh në start i merr 20 centë prej këtyre – TVSh. Dhe më pas ka kosto të operimit, të punëtorëve, të punës, qirasë, shpërndarjes. Një ministër i Financave si ky duhet m’i marrë letrat me shkuar në shtëpi. Kjo është tragjedia e këtij vendi. Një shtëpi e paditur në qeveri”, ka deklaruar Abdixhiku.

Abdxhiku ka thënë se reagimi i qeverisë ndaj inflacionit është shumë i vonshëm dhe se ministrja e Ekonomisë nuk e di as sa është inflacioni në Kosovë.

“Po bëhen tetë muaj që çmimet kanë filluar të rriten dhe këta s’e kuptojnë as sa e kanë inflacionin. Kryeministri, zëvendëskryeministri , ministri i Financave dhe ajo zonja (ministrja Hajdari) që merrte shënim dhe fliste kot, thanë se inflacioni është 12 për qind. E krahasojnë muaj për muaj. 19.3 për qind është inflacioni prej se ke ardhur ti”, ka  thënë Abdixhiku, duke shtuar se ky projektligj nëse shkon në Kushtetuese do të rrezohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Klinikën e Gastroenterologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës,…