Abdixhiku për Kurtin: Po kërkon krizë edhe kur s’ka, sepse e ka mjet të mbijetesës

07 tetor 2022 | 12:17

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti që ua ka ndalë pagën mësimdhënësve grevistë.

“Ky dënim në këtë kohë është nivel i ri i ulët i pandjeshmërisë ndaj njerëzve të këtij vendi”.

“Tani greva është ndërprerë dhe me të ka rënë dhe fantazia e pushtetit për rënie të qeverisë e armiq të brendshëm kundër shtetit, por nuk ka rënë apetiti i këtij pushteti për të treguar forcë e për t’i ndëshkuar me forcë të plotë pikërisht në tërheqje me solidarizuesit me  grevën”.

“Pra hakmarrja e pushteti merr formën e shkeljes, dhe atë shkelje ndaj mësimdhënësve të këtij vendi. Kjo është beteja e Albin Kurtit sot në Kosovë. Ndaj kujt? 25 mijë mësimdhënësve, 25 mijë familjeve kosovare me 400 euro rrogë”, ka thënë Abdixhiku.

Sipas Abdixhikut, Kurti po tregohet hakmarrës selektiv ndaj një kategorie, dhe ka thënë që kjo qeveri ose s’e kupton ligjin, ose po merr hak ndaj mësimdhënësve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, para deputetëve në Kuvend ka…