Abdixhiku përkujton Fadil Feratin

30 janar 2023 | 13:19

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë, familjarë dhe kryetarin e Istogut, Ilir Ferati, kanë  bërë homazhe dhe nderuar jetën e veprën e ish-kryetarit të Istogut, Fadil Ferati.

“Trembëdhjetë vjet më parë iku në amshim, veprimtari i madh, Fadil Ferati një ndër personalitet më të rëndësishme të Lidhjes Demokratike të Kosovës në veçanti dhe jo vetëm për komunën e Istogut, por edhe për mbarë Kosovën. Ai pas vetes la gjurmë të pashlyeshme në rrugën për liri dhe pavarësi. Angazhimi i tij shoqëror e politik ishte misioni dhe vizioni i tij për qeverisje të mirë dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve; kryetar besnik për  të gjithë istogasit”.

“Fadil Ferati ishte i afërt e modest si person, gjithmonë i gatshëm për qytetarët, kjo u dëshmua edhe me mbështetjen e parezervë që ata ia dhanë për disa mandate si kryetar i komunës. Në këtë përvjetor të ikjes fizike të Fadil Feratit ne nderojmë dhe kujtojmë punën dhe angazhimin e tij të palodhshëm në procesin e shtet-ndërtimit dhe konsolidimit të Kosovës. Trashëgimia e vyer intelektuale dhe politike e tij mbeten shembuj frymëzimi për shumë breza për t’i shërbyer me përkushtim, dinjitet dhe krenari vendit”, është thënë në njoftimin e LDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dani Alves është duke qëndruar i mbyllur që nga 20…