Abdixhiku prezanton kandidatët nga Taslixhja: Vazhdojmë rrugëtimin tonë

25 maj 2026 | 22:02

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se në Bibliotekën “Hivzi Sylejmani”, në lagjen Taslixhe, kanë prezantuar kandidatët e tyre të kësaj ane.

Ai u shpreh se janë njerëz të dëshmuar në komunitet, ekip që e njeh lagjen, nevojat dhe potencialin e saj.

“Gra e burra, të rinj e profesionistë, njerëz të dëshmuar në komunitet; ekip që e njeh lagjen, nevojat dhe potencialin e saj. Jehona, Berat, Fitim e Valon, ju priftë e mbara. Me shumë energji e mbështetje nga banorët e kësaj pjese të Kryeqytetit, vazhdojmë rrugëtimin tonë derë më derë, lagje më lagje”, ka shkruar Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini është shprehur se…