Abdixhiku prezanton nënkryetaren e re të LDK-së

20 mars 2021 | 21:03

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka prezantuar nënkryetaren e re të kësaj partie, Shqipe Mjekiqin, për të cilën ka thur lavde, duke e cilësuar si një femër të zonjën që ka studiuar në universitete të famshme evropiane.

“Shqipja i ka të përfunduara studimet bazike në Universitet të Prishtinës, ndërsa ka kryer studimet postdiplomike në London School of Economics (LSE) në Britani të Madhe. Si pjesë e kualifikimit të saj akademik, Shqipja ka studiuar ndikimin e sistemeve zgjedhore në sjelljen legjislative nëpër shtetet evropiane”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

Shqipe Mjekiqi, e doktoruar në fushën e shkencave politike në Trinity College në Dublin, nga sot do të jetë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Shqipja i ka të përfunduara studimet bazike në Universitet të Prishtinës, ndërsa ka kryer studimet postdiplomike në London School of Economics (LSE) në Britani të Madhe. Si pjesë e kualifikimit të saj akademik, Shqipja ka studiuar ndikimin e sistemeve zgjedhore në sjelljen legjislative nëpër shtetet evropiane.

Një ligjeruese univeristare; bashkëpunëtore e jashtëzakonshme, nënë e dy fëmijëve – Shqipja, nga sot, pasuron rradhët tona politike në aktivitetin e bollshëm që na pret përpara. Ajo mbetet motiv i aktivizimit politik për të rinjtë e të rejat e për profesionistët e vendit tonë.

Mirë se vjen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komunitetet rurale në Uellsin e Ri Jugor të Australisë po…