Abdixhiku: Programi politik i LDK-së ‘Rruga e Re’ po merr formë

06 shtator 2023 | 17:28

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se programi i kësaj partie “Rruga e Re” është duke marrë formë.

“Gjatë dy ditëve të fundit qëndruam bashkë me bartësit e ekipeve programore për të finalizuar rrugëtimin e ri që i duhet vendit tonë. ‘Rruga e re’ shtron hapur vizionin tonë për shërimin e polarizimit shoqëror që ka ngufatur vendin tonë tash e sa kohë; projekton rikthimin në fundamentet shtetare të Republikës – ato të lirisë e jo frikës, demokracisë e jo persekutimit, integrimit euroatlantik e jo izolimit”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Abdixhiku ka thënë se ky program me mbi 30 kapituj dhe do të ofrojë alternativat e LDK-së për zhvillim në çdo sektor.

“Si program zhvillimor, puro zhvillimor, i mbështetur në ideologjinë e qendrës së djathtë, ‘Rruga e Re’ do të ofrojë jo vetëm projekte e nisma të mëdha, por dhe ide të domosdoshme të formësimit tonë shtetëror në dekadën në vijim. Për këtë jemi entuziastë të gjithë”, ka theksuar ai.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot Policia Kosovës ka shënuar 24-vjetorin e themelimit, me ketë…