Abdixhiku: Rruga ‘A’ me gjashtë korsi, zotim elektoral i yni

27 prill 2023 | 13:37

Të enjten kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës “A” në Prishtinë. Për këtë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se është një nga investimet më të mëdha kapitale në kryeqytet.

Ai në një postim në “Facebook” ka shkruar se rruga “A” me gjashtë korsi, shtigje të biçikletave, trotuare për këmbësorë e me gjelbërim ishte zotim elektoral i tyre.

“Një nga investimet më të mëdha kapitale në Kryeqytet, ai i rrugës ‘A’ nisi sot. Prishtinës po i shtohet dhe një segment i ri, që lidhë rrugën ‘B’ me përpjetëzen në Veternik. Një lagje e re, një komunitet i ri, një pjesë e bukur e Prishtinës po nisë të formësohet sot. Rruga ‘A’, me gjashtë korsi, shtigje të biçikletave, trotuare për këmbësorë e me gjelbërim ishte zotim elektoral i yni. Investimi i fundit i madh infrastrukturor në Prishtinë, kishte ndodhur 10 vjet më parë; ironikisht vet rruga ‘B’, aty ku kjo rrugë e sotme vazhdon. Kosova mundet më shumë!”, ka shkruar Abdixhiku.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini ka thënë…