Abdixhiku sot e zgjedh kryesinë e re të LDK-së, në mesin e tyre edhe Ukë Rugova

09 dhjetor 2023 | 10:25

Lidhja Demokratike e Kosovës sot do ta mbanë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, e cila pritet të fillojë në ora 11:00.

Në këtë mbledhje, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pritet ta zgjedh Kryesinë e re të LDK-së. Sipas burimeve të “Epokës së re”, në mesin e anëtarëve të Kryesisë së LDK-së do të jetë edhe djali i ish-presidentit Ibrahim Rugova, Uka.

“Mediet do të mund ta ndjekin fjalën hyrëse të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dr. Lumir Abdixhiku më pas do ta lirojnë sallën, në mënyrë që Këshilli të vazhdojë me punimet”, është thënë në njoftimin e LDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pritjet e gjata për të marrë shërbime specialistike në ambulancat…