Abdixhiku takohet me ambasadorin amerikan, ja për çfarë biseduan

23 maj 2024 | 14:18

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë me dije se ka zhvilluar një drekë pune me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Ai ka thënë se për të është  “kënaqësi, si gjithherë bashkëbisedimi e pajtimi për vizionin euroatlantik të Republikës së Kosovës, si dhe ecjen e ngushtë me ShBA-në në të gjitha rrugëtimet tona përpara!”.

“Një drekë pune e rregullt, me ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier.  Kënaqësi, si gjithherë bashkëbisedimi e pajtimi për vizionin euroatlantik të Republikës së Kosovës, si dhe ecjen e ngushtë me ShBA-të në të gjitha rrugëtimet tona përpara!”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është arrestuar 21-vjeçari, Agron Gashi i dyshuar për plagosjen e…