Abdixhiku takohet me ambasadorin britanik, bisedojnë për veriun

07 qershor 2023 | 14:42

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, me të cilin ka diskutuar për situatën aktuale politike në vend, me theks të veçantë gjendjen e tensionuar në veri të vendit.

Nga kjo parti kanë bërë me dije se Abdixhiku e ka njoftuar Abbottin për qëndrimin e LDK-së lidhur me ngjarjet në veri si dhe nevojën që në momente të tensioneve e provokimeve nga Serbia, ecja e përbashkët me aleat për të përballuar një krizë është domosdoshmëri.

“Në këtë moment, Kosovës i duhen gjithë miqtë e saj; përplasja me ta është devijim strategjik e dështim diplomatik me pasoja afatgjata”, ka njoftuar LDK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar shkrimtarin…