Abdixhiku takohet me Osmanin, e falënderon për mbështetjen në luftën kundër koronavirusit

08 prill 2020 | 14:12

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, me të cilën ka biseduar për situatën e pandemisë në vendin tonë.

Abdixhiku ka bërë me dije se e ka falënderuar Osmanin për mbështetjen që është duke i dhenë ajo luftës kundër Covid-19.

“Sot pata nderin të pres në takim kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani. E falënderova për interesin dhe për mbështetjen që ajo dhe Kuvendi po i japin angazhimit tonë institucional në përpjekjen e përbashkët kundër pandemisë”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Gepostet von Lumir Abdixhiku am Mittwoch, 8. April 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i rasteve të konfirmuara me Covid-19 në kontinentin e…