OBSH: Rastet pozitive me Covid-19 tejkalojnë shifrën 10 000 në Afrikë

08 prill 2020 | 14:00

Numri i rasteve të konfirmuara me Covid-19 në kontinentin e Afrikës ka tejkaluar shifrën e 10,000 personave dhe ka shkaktuar më shumë se 500 vdekje, ka njoftuar këtë të mërkurë Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).

 

Kujtojmë se rasti i parë në Afrikë me Covid-19 u raportua në Egjipt gjatë muajit shkurt dhe pas kësaj vijoi përhapja e pandemisë. Numri i rasteve me të infektuar është rritur në mënyrë eksponenciale” javët e fundit, sipas zyrtarëve të OBSH-së.

“COVID-19 ka potencial jo vetëm që të shkaktojë mijëra vdekje, por edhe shkaktojë dëme ekonomike dhe sociale. Përhapja e tij përtej qyteteve të mëdha do të thotë fillimi i luftës tonë kundër këtij virusi,” tha Matshidiso Moeti, drejtoir i OBSH-së për Afrikën.

Deklarata vuri në dukje se OBSH ka punuar me qeveritë në të gjithë Afrikën për të “përshkallëzuar” kapacitetet e tyre të përgjigjes kur bëhet fjalë për koordinimin, mbikëqyrjen, testimin, izolimin, menaxhimin e çështjeve, gjurmimin e kontaktit, parandalimin dhe kontrollin e infeksionit, në këtë kohë pandemia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri Ogerta Manastirliu e ka ndarë…