Abdixhiku: Vendimet e Kushtetueses janë të pakontestuara, Kurti me kauza të rrejshme ka ardhur në pushtet

14 mars 2024 | 11:56

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të pakontestuara dhe janë të zbatueshme, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka zgjedhur me vetëdije të plotë që në kauza të tilla të rrejshme të ndërtojë bazën për ardhjen në pushtet, por sipas tij, pas ardhjes në pushtet ka kuptuar se kauzat e rrejshme nuk qëndrojnë.

“Tani vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të pakontestuara dhe kur them të pakontestueshëm nënkupton që edhe ato edhe janë të zbatueshme. Është shenjë e pjekurisë demokratike fillimisht për një shtet dhe shoqëri, dhe ky ka qenë qëndrimi ynë i gjithhershëm si LDK. Fatkeqësisht Kurti ka zgjedhur me vetëdije të plotë që në kauza të tilla të rrejshme të ndërtoj bazën për ardhjen në pushtet dhe tani në pushtet ka kuptuar se kauzat e rrejshme nuk qëndrojnë por gjithsesi ato janë të dëmshme. Pra ka ardhur në pushte me kauza të rrejshëm, e kjo është pasojë e madhe për vendin, për stabilitetin politik e demokratik”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshje interesante do të zhvillohen në çerekfinale të Kupës së…