Abdixhiku: Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet. Konjufca të jetë i sinqertë, nuk e ka shumicën

05 nëntor 2025 | 13:27

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media tha se çdo zvarritje e qëllimshme nga Lëvizja Vetëvendosje është zgjatje e krizës dhe se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet.

Abdixhiku theksoi para gazetarëve në këto rrethana edhe mandatari i dytë, Glauk Konjufca duhet të jetë i sinqertë dhe të konstatojë se nuk e ka shumicën.

“…Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet”, tha ai.

Ai tha se në takim me presidenten ka shprehur se nëse ka dakordim me partitë se po shkojmë në zgjedhje, mund të konsiderojmë zgjidhje për ‘zgjatim të buxhetit’.

Sipas tij, shumë më mirë do të ishte që para disa muajve të bëhej qeveria e unitetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës…