‘Abdulhamid Han’, Erdogani përuron anijen e re: S’i marr leje askujt për kërkimin e naftës në Mesdhe

10 gusht 2022 | 11:22

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka bërë një deklaratë të ashpër sa i përket kërkimeve për naftë në Mesdhe që pritet të tensionojnë më tej marrëdhëniet me Greqinë.

Gjatë përurimit të anijes së re kërkimore, “Abdulhamid Han”, presidenti Erdogani ka thënë se Turqia do të vijojë shpimet për naftë në Mesdhe dhe për këtë gjë nuk ka nevojë për lejen e askujt.

Nga porti i Tasucu në qytetin e Mersinit, Erdogani ka thënë se Turqia ka një flotë të fuqishme për kërkimin e naftës në det dhe e konsideroi anijen e re si një simbol të vizionit të vendit të tij në fushën e energjisë.

“Operacionet tona të kërkimit dhe shpimit në Mesdhe janë brenda juridiksionit tonë. Ne nuk kemi nevojë për lejen e askujt për këtë. Në fazën e parë të nxjerrjes së gazit nga Deti i Zi, ne planifikojmë të përfundojmë operacionet në dhjetë puse dhe ta bëjmë atë gaz të disponueshëm për popullin tonë deri në vitin 2023”, ka thënë Erdogani.

Në ceremoninë në portin Tasucu në Mersin morën pjesë nënpresidenti Fuat Oktay, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Fatih Donmez, ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar, personalitete të shumta, si dhe të ftuar të tjerë./A2/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Chelseat po punon për t’i larguar lojtarët që…