Abonimi njëvjeçar në parkingun nëntokësor në Prishtinë pritet të jetë 2 500 euro

08 nëntor 2022 | 12:26

Parkingu Nëntokësor i Prishtinës është drejt përfundimit dhe pritet të hapet shpejt.

Ndonëse ka 600 vendparkingje në dy kate, abonimi vjetor në këtë vendparking do të kushtojë 2 500 euro.

Një orë qëndrimi në këtë parking është 1 euro, përderisa pas orës së katërt të qëndrimit çmimi do të jetë 0.80 centë.

Qëndrimi nga 12 deri në 24 orë është 15 euro, abonimi javor 90 euro, mujor 250 euro, për gjashtë muaj 1 350 euro.

Çmimorja e parkingut nëntokësor, sipas Komunës, është harmonizuar me ato të “Prishtina Parking”.

Çmimorja e parkingut nëntokësor, sipas Komunës së Prishtinës, është harmonizuar me ato të “Prishtina Parking”.

Drejtoresha e Planifikimit Strategjik dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Komunë të Prishtinës, Mimoza Sylejmani, ka thënë se ky parking është i ndërtuar me standardet e fundit evropiane.

“Po ashtu edhe pjesa e lokaleve, plateja dhe drunjtë janë duke u mbjellë janë drejt fundit. Në këtë muaj do ta kemi të gatshëm. Kontrata është e planifikuar më 10 nëntor për të përfunduar. Në fakt gjithçka është në përfundim”, ka theksuar Sylejmani.

Ky parking do të ketë 78 kamera të vendosura për mbikëqyrje, shtatë hyrje-dalje për këmbësorë, mbushës elektrikë për vetura, lifte e mundësi hyrje-daljeje për personat me nevoja të veçanta. / EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Krahas punës së madhe që po bëhet në ekipin e…