Abrashi: Ndërlidhja e sistemit arsimor me tregun e punës, prioritet i LDK-së

01 tetor 2019 | 13:48

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Arban Abrashi, ka bërë me dije se nëse kjo parti do t’i fitojë zgjedhjet e 6 tetorit do t’i kushtojë rëndësi orientimit profesional të rinisë.

Ai ka thënë se ndërlidhja e sistemit arsimor me tregun e punës do të jetë prioritet i LDK-së.

“Ndërlidhja e sistemit arsimor me tregun e punës, do të jetë prioritet i yni. Një diplomë e fituar në cilindo nivel arsimor do të ketë vlerë. Do t’i kushtohet rëndësi orientimit profesional, në mënyrë që maturantët të fokusohen në lëmi që i kërkon tregu i punës”, ka shkruar Abrashi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/abrashiarban/photos/a.655462937856555/2468146169921547/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë,…