Abrashi për rrahjet brenda LDK-së: Kishte të përfshirë persona të partive tjera

17 qershor 2019 | 17:18

Ish-kandidati për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka komentuar përleshjet e brendshme fizike brenda LDK-së, duke thënë se kishte të përfshirë persona të partive tjera.

Ai ka thënë se në mbledhjen e thirrur nga Kryesia e LDK-së, është diskutuar për zhvillimet e fundit ku kanë rënë në përfundim se duhet trajtuar parregullsitë.

“E keni parë edhe ju në media se aty kanë qenë të përfshirë disa persona të partive tjera. E keni parë edhe vet një person me karrige që si duket është i një partie tjetër. Po flasim për rastin e Matit, atë e pash sot në media, ishte identifikuar me fotografi e emër dhe s’kam çfarë të them më shumë. Sot biseduam në përgjithësi për zhvillime, procese dhe për rastin e djeshëm. Biseduam se duhet t’i trajtojmë me më shumë maturi këto çështje. Duhet të ketë më shumë ndërhyrje të kryesisë në mënyrë që të ecim tutje”, ka thënë Abrashi.

Abrashi ka theksuar se ka thënë se anëtarë të partive të tjera janë duke ndërhyrë për shkak të mungesës së listës së anëtarësisë.

“Është tragjike ajo çfarë ka ndodhur dje, por po shihet që janë edhe të tjerët të interesuar që ta dëmtojnë LDK-në. Sot e keni parë në media personin me emër dhe mbiemër i cili mbante karrigen në dorë”.

“Nuk besoj që është dikush kundër meje. Më shumë ka njerëz që dëshirojnë me u kyç në këtë proces të zgjedhjeve të brendshme që është i mirë për demokracinë. Unë çdoherë kam me qenë zëri i arsyes dhe do t’i ndihmojë të rinjtë që të anëtarësohen”, është shprehur Abrashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar nëpërmjet llogarisë së…