Abrashi: Pozita dhe opozita duhet të jenë unike në procesin e dialogut me Serbinë

18 shkurt 2020 | 15:36

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se pozita dhe opozita duhet të jenë unike sa i përket dialogut me Serbinë, i cili sipas tij është në prag të nisjes.

Ai ka thënë se ky proces është sfidues, dhe i cili duhet të zhvillohet mbi bazën e tri parimeve. Sipas tij nuk mund të ketë marrëveshje pa dialoguar, nuk mund të ketë dialog me harta dhe procesi i dialogut nuk duhet të reduktohet në dy individë, qofshin ata presidentë apo kryeministra të dy vendeve.

Më tutje, ai ka thënë se taksa duhet të hiqet në momentin e krijimit të kushteve për zbatimin e reciprocitetit me Serbinë.

“Taksa do të hiqet kur të krijohen kushtet për zbatim të reciprocitetit me Serbinë. Reciprociteti do të vendoset pasi që të bëhet analiza dhe skanimi i gjendjes brenda sektorëve të ndryshëm që do t’i ndikojë reciprociteti”, ka thënë Abrashi në tryezën e diskutimit “Dialogu Kosovë-Serbi: Çfarë pas formimit të Qeverisë së re dhe përfshirjes amerikane?”, e cila është organizuar nga KDI-ja.

Abrashi ka theksuar se taksa e ka humbur efektin e saj dhe nuk po sjellë efektet e dëshiruara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot ka filluar shitja e biletave për ndeshjen mes ekipit…