Aca Rakoćeviç e di ku është Ukshin Hoti

17 maj 2020 | 11:31

Ish i burgosuri politik në burgun e Dubravës, Nait Hasani, ka thënë se Aca Rakoćeviç, e di ku është Ukshin Hoti sepse, sipas tij, ai ka qenë drejtori i burgut të Dubravës në kohën kur është bërë lirimi i Ukshinit nga burgu më 16 maj 1999. Në një shkrim të llogarinë e vet në “Facebook”, të cilin po e sjellim të plotë dhe pa përmirësime gjuhësore, Hasani ka shkruar:

“Ukshin Hotin,

Nga harresa vetëm përvjetorët na kujtojnë, se kem harruar duke harruar gjenocidin dhe krimet barbare të shtetit Serb.

Me vite qendron i heshtur  Ukshin Hoti dhe në heshtje pretë ta themi një fjalë si shtet kundër krimeve e gjenocidit shteteror Serbë.

Dhe nga botë e përtejme  në heshtje pyet ku mbeti Kosova, ku mbeti ideali i bashkimit kombetare, që nëpërkëmbet dita ditës nga politika ditore mbarëkombëtare.

Si bashkëvuajtës kam kërkuar saherë në Kuvendin e Kosovës në vite:

Ku eshte Ukshin Hoti ? Kemi thënë saherë kem bërë dhe kallëzim penal, por asgjë.

Kete e di vetem drejtori i burgut te Dubravës Aca Rakocevic.

Ai duhet të fletë, shteti jonë duhet ta detyroj Serbinë të flas, të tregojë ku është Ukshin Hoti.

Ky drejtor duhet të gjykohet dhe për krimet në burgun e Dubravës, ku u masakruan nga ahteti Serb, mbi 128 të burgosur Shhqiptarë dhe u plagosën mbi 300 të tjerë nga 960 të burgosur.

Në fund po kërkoj drejtësi.

Lavdi Ukshin Hotit dhe te rënëve në masakrën e Dubravës!”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për muaj të tërë, njerëzit në Francë janë përballur me…