Action Bronson i lumtur që përfshihet në “ekipin e Kosovës” për Botërorin 2022

17 qershor 2018 | 21:22

“Image of Kosovo” ka publikuar sot një foto me yjet që “do ta përfaqësojnë” Kosovën në Botërorin 2022.

Në të janë përfshirë yje të ndryshme të sportit e muzikës, përveç futbollistëve, transmeton Koha.net.

Në mesin e tyre është edhe reperi me prejardhje shqiptare, Action Bronson, përkrah yjeve të tjerë të muzikës si Dua Lipa, Rita Ora, e Bebe Rexha.

Bronson, që do të performojë në Kosovë në muajin gusht në festivalin “Sunny Hill”, në instagram ka shkruar, “ekip i madh”, duke i bashkangjitur edhe foton e “Image of Kosovo”.

Ky ekip përbëhet nga: Ilir Latifi, Herolind Nishevci, Majlinda Kelmendi, Haxhi Krasniqi, Akil Gjakova, Action Bronson, Ramë Lahaj, Dua Lipa, Bebe Rexha, Era Istrefi, e Rita Ora.

Image

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në moshën 74 vjeçare ka ndërruar jetë Hilmi Haradinaj.…