Adelina Shehu-Kola përfaqëson Gjakovën dhe Kosovën në Vancouver Canada

25 korrik 2019 | 00:16

Drejtoresha e Shëndetësisë së komunës së Gjakovës, Adelina Shehu-Kola, ka përfaqësuar komunën e Gjakovës dhe Republikën e Kosovës në Vancouver të Kanadasë.

Drejtoresha Shehu-Kola ka marrë pjesë në kongresin botëror të shëndetësisë, ku ka prezantuar para shkencëtarëve të mjekësisë tema të ndryshme, ndër to si bëhen vizitat sistematike të personelit mjekësor nëpër shtëpi dhe trajtimi i tyre i mëtutjeshëm.

Vlen të theksohet se Kosova është nderuar nga nikoqiri i këtij kongresi pasi gjatë rezymesë së drejtoreshës është vendosur edhe flamuri i Kosovës si dhe stema e komunës së Gjakovës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Shqipëria nuk është e varfër, por vidhet çdo ditë nga…