Ademi e Rama vizituan Stadiumin Olimpik në Stamboll

14 janar 2023 | 13:39

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, kanë vizituar Stadiumin Olimpik në Stamboll, në të cilin UEFA parasheh që të luhet finalja e Ligës së Kampionëve.

“Eksploruam mundësitë dhe idetë që Stadiumi i Ri i Kryeqytetit i cili do të ndërtohet në Kampusin e Sporteve në Bërnicën e Poshtme, të jetë i UEFA category 4.

Ky stadium do të jetë në shërbim të ekipeve kombëtare dhe të kryeqytetit”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-shefi i misionit të OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, ambasadori…