Ademi lirohet nga masa e arrestit shtëpiak

18 prill 2023 | 11:23

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është liruar nga masa e arrestit shtëpiak.

Ende pa i mbushur një muaj nga masa e paraburgimit, Agim Ademi është liruar nga masa e vendosur nga prokuroria.

Ademi ishte arrestuar më 22 mars nën dyshimet për kryerjen e dy veprave penale.

“Keqpërdorimi i besimit”, nga neni 330 dhe “Shmangie nga tatimi”, nga neni 307 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës ishin veprat penale për të cilat akuzohet Ademi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Dhomat e Specializuara në Hagë është duke vazhduar procesi…