Ademi, më 27 shtator, takim me Infantinon

17 shtator 2018 | 19:33

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e ka ftuar kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademin, për vizitë në selinë e FIFA-s në Cyrih më 27 shtator.

Në ftesën e dërguar nga Bjorn Vassallo, drejtor i Federatave Anëtare të Evropës, thuhet se në kuadër të angazhimit të FIFA-s dhe bashkëpunimit me shoqatat anëtare të saj, presidenti Infantino dëshiron të ketë një takim zyrtar me presidentin e ri të FFK-së, Agim Ademi, kryesisht për ta diskutuar strategjinë e futbollit në Kosovë dhe prioritetet e FIFA-s për të ardhmen. FFK-ja nëpërmjet një njoftimi për medie ka bërë me dije se bashkë me presidentin Ademi në këtë takim do të jetë edhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu.

“Ky takim dhe mbështetja e vazhdueshme që ka dhënë FIFA për Kosovën dëshmon edhe një herë afërsinë që ka krijuar Federata e Futbollit e Kosovës me institucionin botëror të futbollit, përkatësisht me presidentin Infantino”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banka Qendrore Evropiane ka publikuar versionet e reja të bankënotave…