Ademi takoi Nuhiun dhe Kryeziun

21 janar 2022 | 16:44

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi i cili ndodhet për vizitë disaditore në Evropë, është takuar dhe ka darkuar me dy futbollistët e Kombëtares, Atdhe Nuhiun dhe Hekuran Kryeziun.

Gjatë kësaj darke u diskutuan planet e FFK-së sa i përket ekipit kombëtar. Nuhiu dhe Kryeziu e falënderuan Ademin për gjithçka që ka bërë për ta dhe kushtet e krijuara në ekipin përfaqësues. Po ashtu, ata shprehën shpresën se presidenti Ademi do ta angazhojë trajnerin e duhur që do t’i prijë “dardanëve” në të ardhmen.

Kryeziu bëri me dije se është afër angazhimit të tij në Turqi, derisa Nuhiu pas përfundimit të karrierës si futbollist aktiv mund të bëhet pjesë e stafit të Përfaqësueses.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ambientet e kazermës “Evropianët e Rinj” në Pomozotin të…