Ademi: UEFA nuk e ka kërkuar dorëheqjen time

15 korrik 2020 | 16:11

Kryetari i Federatës së Futbollit e Kosovës, Agim Ademi e ka munguar se UEFA ka kërkuar që ai të jap dorëheqje nga posti i kryetarit të FFK-së. Ademi ka thënë se për rastin gjyqësor e ka informuar edhe UEFA-n.

“Vazhdimisht kam qenë dhe jam në kontakt të drejtpërdrejt me organet e UEFA-s dhe çdo herë jam konsultuar për rastin tim gjyqësor dhe UEFA në çdo hap ka qenë e informuar mbi ecurinë e procesit. Përkundër faktit se e ndjej vetën të pafajshëm gjithmonë kam besuar në drejtësi dhe për këtë arsye e kam kërkuar të drejtën time legjitime deri në instancën e fundit gjyqësore, me ç’rast jam duke e pritur vendimin përfundimtar. Për këtë është e informuar edhe UEFA, e cila asnjëherë nuk ka kërkuar dorëheqjen time”, ka thënë Ademi.

“Organet e UEFA-s më kanë përkrahur në ushtrimin e funksionit tim dhe të kërkoj të drejtën time deri në fund të procesit. Këtë gjë ma kanë mundësuar edhe KE dhe të gjitha Lidhjet Rajonale të futbollit, me çka i falënderoj  për mbështetjen dhe për mundësinë e dhënë. Prandaj, lajmet e tilla spekuluese kanë për qëllim destabilizimin e federatës dhe sjelljes në konfuzitet të klubeve, të njerëzve të futbollit dhe organeve të futbollit në fund të këtij edicioni futbollistik”, ka deklaruar Ademi.

(V.Z / Epoka e re) 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, brenda pak ditësh, ka takuar…