Admirali i NATO-s: Nuk jam i shqetësuar për stabilitetin në Kosovë

01 shkurt 2018 | 10:00

Komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli , admirali James Foggo, ka deklaruar dje në Beograd se nuk është i shqetësuar për stabilitetin në Kosovë i dhe se NATO respekton neutralitetin e Serbisë dhe lidhjet e saj politike dhe ushtarake me Rusinë.

Ai i tha Radio Televizionit të Serbisë se NATO “shpreh qartë dëshirën për zgjerim në rajon”, por që nuk ka konflikt interesi, transmeton Klan Kosova.

Admirali i NATO-s së sot do të qëndrojë në Kosovë ku së bashku me komandantin e KFOR-it, Salvatore Cuoci do të vizitojnë urën kryesore në Mitrovicë.

Kryetarët e komunave të Mitrovicës, asaj veriore dhe jugore, po ashtu do të jenë prezentë, transmeton Klan Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politologu Ramush Tahiri ka vlerësuar se ky koalicion qeverisës dhe…