Adnan Januzaj fotografohet para varrit të Adem Jasharit

29 qershor 2019 | 23:31

Sulmuesi anësor i Real Sociedadit dhe i Belgjikës, Adnan Januzaj është fotografuar para varrit të komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari

Adnan Januzaj ka zgjedhur që pak nga pushimet e tij ti kalojë edhe në Kosovës.

Sulmuesi i kombëtares se Belgjikës dhe Real Sociedadit është parë në një fotografi ku ka pozuar para varrit të komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

Nuk dihet se kur e ka realizuar këtë fotografi Januzaj, por ish sulmuesi i Manchester United thuhet se është për pushime në Kosovë.

Për Januzajn po ashtu thuhet se ka kërkuar largim nga Real Sociedad ku një ndër skuadrat që ka shprehur interesim është ajo e Sevillas. /GazetaExpress/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përveç fitores së madhe të arritur ndaj 13-të herë kampionit…