Adriatik Rraci, menaxher i përfaqësueseve të Kosovës

01 prill 2022 | 17:25

Adriatik Rraci është emëruar menaxher i përfaqësueseve të Kosovës në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK). Rraci për pesë vjet ka qenë në klubin e Pejës, nga viti 2016 deri më 2021, duke qenë menaxher i klubit, ndërsa në dy vjetët e fundit ka qenë edhe drejtor sportiv në klubin pejan.

Adriatiku ka qenë basketbollist i klubit verdhezi, nga grupmoshat e reja deri në ekipin e parë. Ai është shprehur i kënaqur që do të jetë pjesë e përfaqësueseve të Kosovës. “Jam i lumtur me pritjen që më është bërë në FBK dhe mezi po pres ta filloj punën. Jam i motivuar për të punuar me përfaqësueset e Kosovës dhe shpresoj se do të kemi suksese së bashku”, është shprehur Rraci për faqen zyrtare të FBK-së.

Sekretarja e përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, ka shtuar që Rraci do të jetë një ndihmë e madhe për Federatën e Basketbollit dhe përfaqësueset e Kosovës. “Jam e lumtur që Adriatik Rraci i është bashkuar Federatës së Basketbollit të Kosovës. Përvojën e tij disavjeçare do ta bartë edhe në përfaqësueset e Kosovës dhe të kontribuoj në realizimin e programeve të FBK-së. Ne zhvillojmë shumë aktivitete dhe gara ndërkombëtare me përfaqësueset e Kosovës, andaj shpresoj që do të kemi suksese së bashku”, ka deklaruar Dushku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Garda bërthamore e OKB-së ka kërkuar që ekspertët e saj…