Adrola Dushi shkëlqen me paraqitjen e fundit

01 korrik 2020 | 08:41

Modelja e njohur, Adrola Dushi, tash e sa kohë e ka dëshmuar se qëndron në top listat e fushës së modelingut.

Një gjë e tillë po konsiderohet pas pjesëmarrjes së saj në sfilata të ndryshme, duke u bërë edhe figura kryesore e brendeve të produkteve të bukurisë.

Ajo komentohet në masë të madhe për bukurinë natyrale dhe linjat e tonifikuara trupore, të cilat nuk heziton t’i shfaq përmes fotosesioneve.

Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Adrola ka mahnitur me dukjen, së cilës i ka kushtuar kujdes në secilën detaj.

E veshur më një fustan me shkëlqim, bukuroshja brune paraqitjes i ka bashkangjitur edhe një grim me ngjyra të mbyllura.

Adrola përndryshe përmes një deklarate kishte treguar se para se të bëhej modele, kishte punuar shitëse në treg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK) Blerim…